Prangosen gjashtë persona në Tiranë, policia jep detajet

Prangosen gjashtë persona në Tiranë, policia jep detajet

178
0
Shares

Policia ka arrestuar 6 shtetas, 1 për dhunë në familje dhe 5 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

-Policia bëri arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. B., 21 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– E. B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Toptani” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l;

– A. Xh., 44 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l;

– A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.07 mg/l;

– L. A.,38 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.87 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY