Ndryshon SPAK/Krijohen 2 seksione të veçanta, emrat e prokurorëve

Ndryshon SPAK/Krijohen 2 seksione të veçanta, emrat e prokurorëve

230
0
Shares

Altin Dumani do të jetë zëvendës drejtues pas Arben Krajës në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Sot është mbajtur mbledhja në SPAK ku është marrë dhe ky vendim teksa prokurorët janë ndarë në dy seksione.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë:

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që Altin Dumani emërohet ZëvëndësDrejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar.

Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY