Ja ndryshimet në formacionin e Shqipërisë, në sfidës ndaj Spanjës

Ja ndryshimet në formacionin e Shqipërisë, në sfidës ndaj Spanjës

50
0
Shares

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri italian Giani De Biasi nuk do jetë e njëjtë si në ndeshjen e parë kundër Lihteshtejnit. Trajneri në ndeshjen e sotme përballë Spanjës do të aktivizoj disa lojtarë të cilët nuk i kishte aktivizuar në takim e parë.

Por sfida e sotme ndaj Spanjës që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, nuk është e njëjtë si ajo e luajtur 3 ditë më parë. Në mbrojtje do të kthehet kapiteni Ansi Agolli, ndërsa ndryshimet kryesore pritet t’i pësojë mesfusha, ku vetëm Odise Roshi mund të luaj nga minuta e parë.

Para mbrojtjes për të ndalur sulmet e spanjollëve pritet të jenë Taulant Xhaka dhe Andi Lila. Ledian Memushaj duket se i kaloi problemet fizike dhe do ta nisë nga minuta e parë së bashku me Ermir Lenjanin. Në këtë pozicion të avancuar të mesfushës do të jetë edhe Odise Roshi.

Ndërsa sulmues i vetëm do të jetë autori i dy golave në ndeshjet me Maqedoninë dhe Lihteshtejnin Bekim Balaj. Spanja është një nga skuadrat më të forta dhe trajneri pritet të aktivizoj një ekip mbrojtës, pasi loja e tyre është e shpejt dhe qarkullimi i topit është një avantazhi kryesorë që ata kanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY