Burime: Një 72-vjeçare me Covid ka ndërruar jetë dje te Infektivi

Burime: Një 72-vjeçare me Covid ka ndërruar jetë dje te Infektivi

98
0
Shares

Burime per mediat, bejne me dije se një 72-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e pasdites së djeshme në spitalin Infektiv.

Burimet bëjnë me dije se viktima kishte simptoma të koronavirusit dhe madje ishte testuar pozitive me Covid 19. Ajo ishte shtruar në repartin e sëmundjeve të brendshme.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk është raportuar ende vdekja e saj. Në raportimin për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë foli vetëm për 6 raste të reja pozitive, 4në Tiranë, 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

/DRONI.al/

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga COVID19, ndërroi jetë nga tumori i pankreasit

Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY