Sa vatra infeksioni ka Tirana, shtohen shtrimet ne spital

Sa vatra infeksioni ka Tirana, shtohen shtrimet ne spital

215
0
Shares

Tirana ka numrin me te madh te vatrave te infeksionit. Te pakten 147 persona qendrojne ende te infektuar nderkohe qe vendin e dyte e ze Durresi me 27 te infektuar, Kruja me pas me 17 te infektuar. me mire kanperformuar Shkodra me vetem 10 te infektuar nga mbi 100 qe ishin pergjate muajit prill.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste”, thote  Genta Qirjako, nga Instituti i Shendetit Publik.

Sipas njoftimit te Institutit shtë rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale                         16175

Testime molekulare                14723

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1136

Raste të shëruara                       872

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           148

Durrës           27

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY