I denuar ne Rome, kapet ne Durres

I denuar ne Rome, kapet ne Durres

83
0
Shares

Policia e Durresit ne bashkepunim me Interpol Tiranën, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim esktradimin drejt Italisë, të shtetasit F. T., 49 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias, Itali, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njofton policia e Durresit.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypaleshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikes së Shqipërisë dhe Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY