Gjiknuri deklaron se ku ndahet PS me opoziten

Gjiknuri deklaron se ku ndahet PS me opoziten

122
0
Shares

Perfaqesuesi i PS, Damian Gjiknuri ka treguar pikat qe i ndan ata me opoziten ne debatin per reformen zgjedhore.

“Pika e madhe që na ndan është përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje dhe reformimi i administratës zgjedhore bazuar në kriteret apolitike.

Sa i përket teknologjisë vullneti i PS ka qenë i qartë, u angazhuam të aplikojmë identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe votimin elektronik por përtej dëshirës, iu drejtuam ekspertëve të ODIHR që na thanë se sistemi elektronik duhet të implementohet gradualisht duke filluar me projekt pilot jo më tepër se 10%. Ne po themi ta shtrijmë edhe përtej 10% e zonat ti zgjedhë opozita, i thashë hajde ti drejtohemi ODIHR po na ktheu përgjigje pozitive e heq dorë nga opinioni i parë po e marrim atë risk. Se mund të vihen në rrezik zgjedhjet,ne do mundohemi të adoptojmë pretendimet logjike te opozites, nuk vihet me kushte e listë dëshirash që vetëm kjo e zgjidh problemin se unë nuk e di ku janë mbushur këto kuti kaq masive”, tja Gjiknuri.

“Kush është ai i cmendur që do mbushë kutitë kur e di që do kontrollohet? Tani është e kundërta merret materiali zgjedhor e fletët e votimit e kjo është transparencë që asnjë opozitë nuk e ka pasur. Cdo qendër votimi do jetë e regjistruar me kamera cdo proces, ja edhe kjo është garanci ekstra, se thonë që nuk është arritur asgjë”, tha ai.

Ne vijim ai tha se presim te mos jete nevoja ta votojme pa konsensus kete reforme.

“Shpresoj që mos të jenë sebepe për ta hedhur në erë këtë reformë, PS i ka pasur votat edhe me partitë e tjera parlamentare në Kuvend, por ne nuk është se këtë garanci që e kishim e lamë thjesht se donim një mendim paraprak të PD ne duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, por s’duhet të mbahemi peng. Do synoj deri ne fund te gjej konsensus mbi baza parimore dhe mbi rekomandimet e ODIHR”, u shpreh Gjiknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY