65 vjecari, dhune s*ksuale me 15 vjecaren, skeme presioni me video, 4...

65 vjecari, dhune s*ksuale me 15 vjecaren, skeme presioni me video, 4 ne pranga

162
0
Shares

Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture ne Tirane.

Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY