Linja e njohur ajrore krijon bazën e re të avionëve në Tiranë,...

Linja e njohur ajrore krijon bazën e re të avionëve në Tiranë, shtohen destinacionet

397
0
Shares

Kompania që fluturon prej vitit 2017, në vendin tonë, tashmë ka njoftuar ngritjen e bazës së re në Rinas.

Kompania ajrore Wizz Air, ka njoftuar ngritjen e bazës së saj në Shqipëri, ku do të qëndrojnë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Nënë Tereza.

Wizz Air filloi të fluturonte në Tiranë në 2017 dhe që prej asaj kohe ka transportuar gati gjysmë milioni pasagjerë në dhe nga kryeqyteti shqiptar. Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore, më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët“, tha në konferencën Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Në këtë periudhë të vështirë vjen një lajm fantastik !KOMPANIA AJRORE WIZZ AIR KRIJON BAZËN E RE TË AVIONËVE NË…

Publiée par Tirana International Airport sur Vendredi 29 mai 2020

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group, József Váradi, tha se  do të ndihmojnë në ngritjen e sektorit lokal të turizmit.

Wizz Air mundëson fluturimet drejt Parisit, Brukselit, Hamburgut, Berlinit, Barit, Frankfurtit, Milano Malpensa, Torino, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania dhe të tjerë. Linja ajrore po ashtu ka marrë edhe një sërë masash të përmirësuara të higjienës, për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e klientëve dhe ekuipazhit të saj.

Që nga mesi i marsit, pas COVID-19, trafiku i TIA u zvogëlua fuqishëm. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës aktualisht mbetet i hapur për fluturime emergjente, humanitare apo të riatdhesimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY