FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar...

FOTO/Denoncimi nga PD: Rama dhe Veliaj kontraktuan Edmond Begon për të ndërtuar kullë tek ish-hotel Vjosa

477
0
Shares

Edhe zëdhenesja e PD, Ina Zhupa ka sqaruar me tej dhe hollesisht ate qe pritet te ndertohet ne sheshin Skenderbej.

Ne nje deklarate per mediat, Zhupa tha se kjo kulle do jete 25 kate dhe do te zeje një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë.

Me tej, zedhenesja zbardh dhe emrin e firmes qe ka marre persiper ndertimin e kesaj kulle. Lejen e ndërtimit e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu.

Zhupa shprehet se Zaraliu ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos.

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro”,-shton Zhupa ne reagimin e saj.

Ne fund, ajo dhe PD i kane bere thirrje prokurorise shqiptare per te hetuar Erion Veliajn per  lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY