Trazira të mëdha në SHBA pas vdekjes së 46-vjeçarit, del autopsia, një...

Trazira të mëdha në SHBA pas vdekjes së 46-vjeçarit, del autopsia, një oficer policie në pranga

223
0
Shares

Protestuesit janë përleshur me policinë në qytete në të gjithë SHBA për vrasjen e një njeriu të paarmatosur afrikano-amerikan në duart e oficerëve në Minneapolis.

Një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, Michigan gjatë protestave, kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd. 19-vjecari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte. Nuk

Minesota, New York, Atlanta dhe rajone të tjera kanë parë trazira të dhunshme, shkruan BBC.

Një ish oficer i policisë në Minneapolis është arrestuar dhe akuzuar për vrasje për vdekjen e Z. Floyd në paraburgim. Derek Chauvin, i cili është i bardhë, u shfaq në pamjet duke u gjunjëzuar në qafën e 46-vjeçarit Z. Floyd të hënën. Ai dhe tre oficerë të tjerë janë larguar nga puna.

Z. Chauvin, 44 vjeç, do të paraqitet në gjykatë në Minneapolis për herë të parë të hënën.Nderkaq, autopsia e trupit te 46-vjecarit hedh poshte pretendimet per policet.

“Nuk ka elementë fizikë që mbështesin një diagnozë të asfiksimit traumatik ose mbytjes” –shkruhej në kartelën mjeko ligjorë.

“Efektet e kombinuara të bllokimit nga policia, sëmundjet e kaluara dhe disa substanca toksike në trup kanë kontribuar në vdekjen e George Floyd”- thuhej më tej.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY