Gjekmarkaj: Ardi Veliu na la pa tekst, biografi si në diktaturë. Pse...

Gjekmarkaj: Ardi Veliu na la pa tekst, biografi si në diktaturë. Pse Rama duhej ta kishte shkarkuar!

176
0
Shares

“Policia nuk interpreton moralin dhe nuk merret me biografi pos në diktaturë ! Ajo nuk vepron kunder vesit në emer të virtytit pos në regjime ajotollahesh ! Drejtori i policisë nuk justifikon dhunen e efektive të tij ndaj femijeve me sjelljet publike të prinderve ! Interpretimi i moralit nuk eshtë tagri por abuzimi i saj!”, shkruan ne nje koment te tij analisti Agron Gjekmarkaj botuar te gazeta Panorama.

Ne vijim komenti i plote:

Detyra e policisë është te garantojë rendin publik dhe të luftojë krimin në perputhje me ligjin ! Prej kohesh segmentë të policisë së shtetit tonë me fizionomi bozhibozuke po shfaqen si skuadristë dhe si rrahes publik !

Gjuha e urrejtjes e Ministrit të Brendshem po materializohet në dhunë ndaj qytetarve dhe ndaj protestuesve apo kundershtarve të qeverisë! Tronditese ishte rrahja e 15 vjeçarit nga një grup policesh tek kodrat e liqenit pak ditë më parë si prelud i dhunes në diten kur shembej teatri kombetar! Pat reaguar plot dhimbje e pezem nēna e adoloshentit ! Nuk u mbeshtet nga gratë në politike apo në shoqëri, nga shoqatat jo e jo !

Nuk e di si do të ndihej Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Pergjithshem i policise nese policia do të trajtonte ashtu femijet e tyre! Ngjarjet e keqia në vendin tonë mbulojnë njëra tjetren keshtu që efekti ndaj djaloshit të keqtrajtuar erdhi duke rënë deri sot që Ardi Veliu na la pa tekst ! Numri një i policise u shfaq para komisionit të sigurisë në parlament me një video ku gjykonte familjen e femijes dhe nënen e tij ! Një gjest i papranueshem, një agresion i paprecedent i etikes publike, një tejkalim i çdo sinori ligjor, një fyerje e madhe pas dhunes per djaloshin dhe familjen e tij ! Kryepolici kishte germuar nē biografi për të justifikuar postum dhunen !! Askush nga të “tredhurit” nuk i tha një fjalë! Më vonë u mor vesh se nëna e djalit ishte aktore dhe se pamja ishte sekuencë e një filmi !

Po edhe sikur keshtu të mos ishte ky ështē kompromentim flagrant i funksionit postit e punes ! Filmin po e realizon policia ! Ardi Veliu na tha sot praktikisht me atë demostrim që policia rreh ata që i gjykon të keqinj, femijet me biografi të keqe me familje të mbrapshta! Neser të tjeret që trazojnë pushtetin apo mbrojnë votat! Prej shumë muajsh Kryeministri dhe shpura e tij po flasin për ligjin KÇK ( kap ça te kapesh) ku tentohet që policia të pergjogjē si ti teket e ke ti teket me vullnet e perzgjedhje të Ardi Veliut e vartësve të tij ! Sot e kemi të gjithë të qartë parimin si vepron Kryepolici dhe policia qe udheheq ai, menyren dhe kriteret dhe si perdoret genjeshtra ky mjet që justifikon qellimin per dhune e terror si funksion politik! Në Shqiperi pa rënë në moralizem mund te themi se turpi e ligji kanë vdekur njekohesisht ! Po te ishim një vend demokratik e sado pak normal tanimë Kryeministri do ta kishte shkarkuar Kryepolicin dhe sebashku me Ministrin e tij që na darovit me kercenime e dhunë publike duhej ti kishin kerkuar falje djaloshit, Nënes së tij dhe opinionit publik! Por jo këta janë hunderra nuk kerkojnë falje se gazetaret i shajnë se nëna i ka paditur në gjykatë! Merzitet kjo frotë e skotë!

Shikoni ç’po ndodh në Minesota pas vdekjes në polici të një afro amerikani, qyteti është në flakë e trazira, Presidenti Tramp i shkruan leter familjes dhe kerkon falje ne emer të shtetit e kombit Amerikan !

Pikerisht ai President që u thirr turpi i civilizimit nga Kryeministri ynë qe me gjase nuk e njeh as cilivizimin as turpin! Në Shqiperi doreheqja nuk jepet, ajo imponohet ! Kur zyrtaret e shtetit sillen si bandite qytetaret duhet të sillen si te tille! Te gjithe heret a vone jemi te rrezikuar nga banditet! Ata na gjykojne ne dhe familjet tona ne jemi te moralshem apo jo ! Policia politike po bën dhunë politike e verbale me predikime morale të rreme! Kur i pari i rendit publik genjen dhe manipulon kaq bujshem me një film çfarë duhet të mendojme per kanabisin, trafikun e qindra ngjarje të tjera që ndodhin çdo ditë!

Genjeshtra e dhuna janë dy faqet e kesaj qeverie që na bën terbiet me të tille zaptie!! Edi Rama na zhgenje nje here te vetme per arsye poetike ! Le te besojme se monstra e pushtetit nuk e ka shnderruar njeriun në monster aq sa të perligje e pranojë çdo gjë si kjo e sotshmja!

Kete dite të Majit mesuam se linçimi publik është me i tmerrshem se ai fizik !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY