PD reagon ashper per skandalin e drejtorit te Policise se Shtetit: Te...

PD reagon ashper per skandalin e drejtorit te Policise se Shtetit: Te shkarkohet sot!

76
0
Shares

“ Ardi Veliu duhet të shkarkohet! Justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista”, tha sot ish deputetja e PD, Oriola Pampuri.

“Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.
Ju ftoj të ndjekim pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të parë vetë me sytë tuaj, të dashur qytetarë, se në dorë të kujt është siguria jonë dhe e fëmijëve tanë”, tha Pampuri.

Edhe sikur të mos e dinin se video që tregoi Ardi Veliu është skenë nga një shesh xhirimi i një filmi të njohur ku nëna e 15 vjeçarit ka marrë pjesë, është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra deputete heshtin përpara një akti kaq të rëndë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, tha ish deputetja.

“Për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë habi për këtë akt prej krimineli gjakftohtë.
Ky është i njëjti person që drejtoi dhunën kundër opozitës gjatë protestave qytetare. Dhe është, sërish, i njëjti kriminel gjakftohtë që urdhëroi hyrjen e policisë në teatër me automatikë, që e rrethoi atë me snajper dhe dhunoi gratë, vjazat, të rinjtë dhe opozitën që kërkonte ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të pronës publike nga vjedhja.
Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot! Me sulmin e sajuar kundër një nëne kryefamiljare, që ka rritur e vetme 3 fëmijë, me justifikimin e dhunës policore kundër djalit të saj 15 vjeçar për shkak të prejardhjes familjare, ai është një klonim i rrezikshëm i sigurimsit dhe i hetuesit kriminel të diktaturës”, theksohet ne dejlaraten e PD, publikuar nga deputetja Pampuri.

LIVE – Orjola Pampuri deklaratë për mediat

Ardi Veliu duhet të shkarkohet! Justifikoi dhunën policore ndaj të miturit, duke përbaltur me sajesa kriminale nënën e tij. Është fytyra sadiste e pushtetit kriminal që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista. Orjola Pampuri deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 29 mai 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY