Reforma zgjedhore/PD shton një propozim tjetër, zbardhen detajet e mbledhjes së fundit

Reforma zgjedhore/PD shton një propozim tjetër, zbardhen detajet e mbledhjes së fundit

162
0
Shares

PD  shtron në tryezën e këshillit politik një tjetër propozim. Kolegji Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese.

Oerd Bylykbashi: “Ne bëmë një propozim me Kolegjin Zgjedhor. Sugjerojmë që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa e cila do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve. Pa arritur konsensusin në këtë cështje është e pamundur të shkohet më tej. Nëse PS do të reflektojë dhe të heqë dorë nga taktikat zvarritëse duke pretenduar vetëm zgjidhje të pjesshme të identifikimit të zgjedhësve në mënyrë biometrike në eqndrën e votimit dhe duke lënë hapësirë ëq të manipulohet rezultati dhe gjetjen e një kompromisi mbi këtë I hapet rruga të tjerave  për të cilat ne jemi gati të ecim me dakordësi”.

Ai foli dhe për kërkesën e demokratëve për qeveri tranzitore, teksa tha se është e padiskutueshme për opozitën dhe se ajo duhet të miratohet.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Bylykbashi deklaroi se opozita kërkon që teknologjia e identifikimit biometrik të implementohet në të gjithë vendin, pasi opsioni tjetër sipas tij është vetëm një metodë për të krijuar kushte për manipulim.

Po ashtu, Bylykbashi u shpreh se qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj edhe ditën e djeshme nuk pati kompromis për çështjen e policisë. Ai shtoi se çdo pretendim tjetër për arritjen e një dakordësie të mundshme është i pavërtetë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY