Institucion problematik, emërohet drejtuesi i ri i Kadastrës së Vlorës

Institucion problematik, emërohet drejtuesi i ri i Kadastrës së Vlorës

149
0
Shares

Viola Hima është drejtuesja e re e Kadastrës së Vlorës, një institucion problematik ku drejtuesit nuk qëndrojnë gjatë në detyrë.

Bilbil Aliaj duroi vetëm 3 muaj në këtë detyrë për të dhënë dorëheqjen si ish drejtuesit e tjerë.

Nuk janë bërë publike shkaqet zyrtare të dorëheqjes por Aliaj u vendos në këtë detyrë më 4 shkurt 2020 për të zëvendësuar në këtë detyrë Taulant Cinamatin, drejtr I komanduar i cili udhëhoqi kadastrën e Vlorës për 4 muaj pas dorëheqjes së bordit drejtues dhe disa shkarkimeve të njëpasnjëshme.

Sërish shkaku i dorëheqjes së Aliajt dyshohet se kanë të bëjnë me konfliktet e hershme për disa prona në bregdet.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020)

Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY