Dhuna ndaj 15-vjeçarit/Veliu mbron policinë me videon e nënës: E shikoni nga...

Dhuna ndaj 15-vjeçarit/Veliu mbron policinë me videon e nënës: E shikoni nga çfarë familje vjen

788
0
Shares

Te gjithe u kujtohet episodi i dhunes makabre ndaj nje 15-vjeçari në afersi te Liqenit Artificial, me motivin se ai kishte thyer karantinen duke mos u bindur rregullave.

Polici u pezullua, por kjo ngjarje shkaktoi reagime te forta nga te gjitha anet perfshire dhe opinionin publik.  Ardi Veliu, drejtori i Policise, kete here u ka dale ne mbrojtje forcave te policise, duke treguar pamje, qe sipas tij inkriminojne nje 15-vjecar. Pas kesaj video, Veliu ben gjykime dhe del ne perfundime per familjen e te miturit.

Teksa është pyetur në lidhje me këtë rast në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ai ka nxjerrë videon nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.

Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY