Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë presidentit Thaçi, reagon Kurti: Drejtësia u...

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë presidentit Thaçi, reagon Kurti: Drejtësia u rreshtua me kapësit e shtetit

85
0
Shares

Zhvillime te reja ne Kosove. Mesohet nga mediat vendase, se Gjykata Kushtetuese i ka dhene te drejte Presidentit Hashim Thaçi.

Gjykata Kushtetuese konstatoi se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në Kuvendin e Kosovës nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit. Në këtë mënyrë i hapet rruga krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në aktgjykimin e saj, konstatoi që dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata konstaton se “edhe mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit”. Në këtë mënyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili u publikua pak orë para mesnate, i hap rrugën krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

“Gjykata vendosi që dekreti i kontestuar i presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (Shpërndarja e kuvendit) të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të kuvendit ndaj qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm. Kurti ka listuar një sërë kundërshtimesh për vendimin e Kushtetueses, ndërsa ka thënë se do të bëjnë një vlerësim të një vendimi të tillë pasi të  marrin tekstin e plotë të Aktgjykimit.

“Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, me një vendim të tillë Kushtetuesja është rreshtuar me kapësit e shtetit dhe thotë se  ka zhvlerësuar veten si institucion.

Nderkaq, LDK dhe Thaci kane vijuar me tej duke njoftuar votimin e qeverise se re dhe hapat e tjere per formimin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY