Ndryshon VKM për paketën e dytë, kush kategori përfiton 40 mijë lekë...

Ndryshon VKM për paketën e dytë, kush kategori përfiton 40 mijë lekë automatikisht

240
0
Shares

Shtyhen deri me 5 qershor afati për aplikimet nga subjektet për paketën e zgjeruar të ndihmës financiare.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se ka ndryshuar VKM-ja dhe tashmë punëdhënësit e punonjësve të pushuar duhet të bëjnë aplikimin deri më 5 qershor, por edhe nëse nuk ndodh, atëherë paga do kalojë automatikisht.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej 40 000 lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Njoftimi nga Ministria e Financave:

 Ndryshimet e fundit të VKM nr.305 datë 16.04.2020 përcaktojnë kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare.

Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mosaplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues, do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike. Kjo do të realizohet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Të gjithë subjektet, të cilët plotësojnë kriteret sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (sipas listës bashkëngjitur), duhet të plotësojnë kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për individët përfitues sipas VKM të sipërcituar.

Trajtimi i këtyre kërkesave do të jetë në mënyrë automatike, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY