Gjiknuri tregon se PS eshte skeptik ndaj teknologjise ne zgjedhje

Gjiknuri tregon se PS eshte skeptik ndaj teknologjise ne zgjedhje

91
0
Shares

Perfaqesuesi i PS ne Keshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është dakord për teknologjinë në zgjedhje por nuk varet gjithçka nga teknologjia.

Sot kishim mbledhjen e radhës ku kishim disa çështje sidomos paketa e parandalimit të krimit zgjedhor. Kemi ende debat, disi artificial për mendimin tim, në lidhje me përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje. Për ta bërë të qartë ne kemi rënë në parim dakord për funksionimin dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, sot po bëjmë dispozita të Kodit Zgjedhor.

Bëhet fjalë për identifikimin elektronik të zgjedhësve , lënia e shenjave të gishtit dhe leximi i kartës së identitetit në qendrat e votimit dhe përfshirja aty ku është e mundur përmes një projekti pilot, numërimi dhe votimi elektronik.

Problemi është sa mund të shtrihet kjo? Dëshira jonë është të shtrihet sa të jetë e mundur por konsulta dhe opinioni i ODIHR thotë që teknologjia duhet të shtrihet në mënyrë graduale dhe në mënyrë të qartë.

Ekspertët kanë dhënë një zgjidhje dhe ne jemi të gatshëm të zbatojmë kompromisin, ti lihet KQZ sëbashku me organet e Këshillin e Ministrave që të bëjnë një plan implementimi, të marrin ekspertizën e nevojshme, të testojnë tregun.

Çfarë është e rëndësishme është se ne jemi dakord për teknologjinë, të përfshihet, qoftë pjesore qoftë edhe më shumë por asnjëherë zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim se nuk funksionojë teknologjia. Shpresoj që kjo të mos përdoret si sebep sepse nuk varet gjithçka nga teknologjia”, tha Gjiknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY