Dy metra distance nuk jane te majftueshme

Dy metra distance nuk jane te majftueshme

209
0
Shares

Ekspertët e shëndetësisë kanë dalë në përfundimin se dy metra distancë mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tre ekspertë po kërkojnë nga njerëzit që ta marrin seriozisht transmetimin e virusit nga ajri.

Në një koment të botuar në revistën  e njohur shkencire “Science”, ata theksuan rëndësinë e maskave dhe testimin e rregullt, të përhapur. Ata treguan për vende të tilla si Singapori, Hong Kong dhe Tajvani, ku përdorimi i maskave është universal dhe virusi është kontrolluar.

“Dëshmitë sugjerojnë se koronavirusi po përhapet në heshtje në ambiente ku kanë qëndruar individë të infektuar pa simptoma”, u shprehën Chia Ëang nga Universiteti Kombëtar Sun Yat-sen në Tajvan, Kimberly Prather dhe Dr. Robert Schooley nga Universiteti i California, San Diego.

Sipas tyre, rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dy metra distancë ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm në kushte shtëpie, ku grimcat e virusit mund të qëndrojnë në ajër për orë të tëra, të grumbullohen me kalimin e kohës dhe të lëvizin në distanca më shumë se dy metra.

Kjo e bën të domosdoshme veshjen e maskave, thanë ata, edhe kur njerëzit janë duke ruajtur distancën e tyre.

Të tre ekspertët janë specialistë të kimisë dhe sëmundjeve infektive. Ata mendojnë se ndryshimi i sjelljes tek njerëzit është me i rëndësishëm se një vaksinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY