Dy infermierë ushtarakë shqiptarë kane marre nje dekorate nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit për kontrubutin e tyre në kohë pandemie.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shpreh vlerësimin dhe krenarinë për dekorimin e tyre.
“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre. Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s.
Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit”, shkruan Xhaçka.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/