Edhe 3 ditë nga afati për zgjedhoren, Yuri Kim me axhendë të...

Edhe 3 ditë nga afati për zgjedhoren, Yuri Kim me axhendë të ngjeshur, zbardhen takimet kryesore

88
0
Shares

Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim pas takimeve të njëpasnjëshme me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, do të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçin. Kim ka mbërritur pak minuta më parë në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë më herët ambasadorja Kim ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takim dhe me secilin nga përfaqësuesit në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Kujtojme se afati per te mbyllur reformen zgjedhore, qe vete palet kane vendosur, eshte fundi i majit, dhe kjo pershpejton takimet dhe mbledhjet per te dakordesuar disa nga pikat kryesore.

Burimet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se Kim është takuar me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërkohë pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.

Temë e diskutimit mendohet të jetë çështja e reformës zgjedhore, ku ambasadorja ka kërkuar përfundimin e saj brenda datës 31 maj.

Sot në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY