Ngec sërish drejtësia për ish-ministrin, shtyhet seanca për Saimir Tahirin

Ngec sërish drejtësia për ish-ministrin, shtyhet seanca për Saimir Tahirin

167
0
Shares

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën  gjyqësore ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela,  për shkak se nuk është njoftuar personalisht Tahiri.

Apeli në seancën e kësaj të enjte ka vendosur datën 11 qershor për zhvillimin e seancës gjyqësore ndaj ish ministrit Tahiri.

Ndër të tjera mësohet se avokati i Tahirit në këtë seancë gjyqësore do të paraqiste kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese, kërkesë e dërguar më parë ish drejtori i Policisë  së Vlorës, me të njëjtat argumenta që ka paraqitur dhe Jaeld Çela ku sipas argumentit trupa gjykuese ka shqyrtuar kërkesa të tjera të grupit Habilaj që vijojnë procesin.

Më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY