Alimadhi tregon difektet e Urgjences dhe Infektivit

Alimadhi tregon difektet e Urgjences dhe Infektivit

143
0
Shares

Deputeti Adriatik Alimadhi ende qendron ne krevat nga koronavirusi.

Ai tha sot ne emisionin Open ne Top Channel, se ka plot 63 dite qe vuan nga infeksioni, prej te cileve 49 dite ne spitalin infektiv dhe pjesa tjeter ne shtepi.

Alimadhi tha se ende ushqehet me oksigjen ne shtepi edhe pse rreth 70 per qind e mushkerise tani eshte rikuperuar nga infeksioni.

Deputeti tha se te spitali infektiv me shume behet politike se sa jepet nje mundesi kurimi. Per 3 dite nuk u mor njeri me mua vetem kur e bera publik rastin tim. Telefonova disa here 127 dhe nuk jepnin pergjigje normale. Keshillonin vetem per caj apo paracetamol. Ishte dicka shume formale.

Megjithate tha Alimadhi kam respekt te madh per bluzat e bardha qe u kujdesen shume per mua.

Mjeket ne panel Pipero dhe Stroni, qe vinin nga infektivi thane se kujdesi ne spital nuk ka qene i diferencuar. Kemi pasur kujdes te shtuar per Alimadhin. Nuk behet politike ne spital, thane ata.

Ne vijim Alimadhi tha se rasti im lidhet me urgjencen, me 127. Une nuk them per personelin se ben politike, por se vete cehstja covid eshte politike se nuk ka institucione qe merren me ceshtje shkencire ne mjeksi. Ai tha se edhe personeli atje ishte i ri, ndonjehere pa pervoje. Urgjenca ka qene hermetikisht e mbyllur. Spitali covid 1 ka qene i mbyllur. Kjo nuk ka lidhje me kujdesin. Une dua ta ndaj kete me publikun. Une u kuriva per 27 dite tek Covid 1 dhe me pas kalova ne Covid 2 ku me ndryshoi mjekimi, pasi ai eshte nje spital i specializuar per mushkerite. Pse kaq gjate ishte koha nga skaneri i pare deri tek ndryshimi i mjekimit.

Drejtori i Urgjences ka shpjeguar ne lidhje me rastin Alimadhi. Ai tha se deputeti ka pase simpotamalogii te lehte dhe nuk mund te behej tamponi. Por me vone i ka shkuar urgjenca per vizite.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY