Projekti, SPAK ne komitetin antikrim qe drejtohet nga Sander Lleshi.

Projekti, SPAK ne komitetin antikrim qe drejtohet nga Sander Lleshi.

112
0
Shares

Prokuroria e Posacme Anti-korrupsion ka kundërshtuar pergjimet e Policise se Shtetit  pa miratimin e organit te akuzes, sikurse parashikohet ne ndryshimet e nje ligji per policine si dhe perfshirjen ne nje komitet antikrim ne varesi te ninistrit te Brendshem.

Ne nje opinion derguar Komisionit te Ligjeve, per ngritjen e Komitetit Antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm, SPAK veren se drafti bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Përfshirja në këtë komitet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi. Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në Kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutivi.”

SPAK ka sqaruar se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policise pa miratimin e gjykatës dhe mospërcaktimi i qartë se cfarë vlere konkrete do të kenë faktet nga policia e shtetit, konsiderohet si shkelje serioze e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ne dokument argumentohet se nuk ka një mekanizëm kontrollues mbi policinë, apo një referencë mbështetëse nga vendet e BE-së.

Ndërkohë më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme është shprehur kundër nismës dhe sugjeron mosmiratimin e projektligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY