Grabitësit mbarojnë punë për 3 minuta, mënyra e përdorur nga autorët shokon...

Grabitësit mbarojnë punë për 3 minuta, mënyra e përdorur nga autorët shokon pronarët dhe policinë

324
0
Shares

Një grup i strukturuar vjedhësish profesionistë prej disa muajsh po zhvillon aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit.

Gjatë kësaj jave, hajdutë profesionistë kanë vjedhur me thyerje një supermarket dhe një market mjaft të rëndësishëm në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit. Vjedhja e këtyre bizneseve është realizuar me një shpejtësi të pabesueshme. Paraprakisht bëhet me dije se vjedhja është kryer nga katër persona të maskuar, të cilët janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete.

Mënyra perfekte e realizimit të vjedhjes ka shokuar pronarët e këtyre bizneseve dhe policinë. Vjedhësit kanë arritur t’i koordinojnë veprimet në mënyrë perfekte dhe me një shpejtësi mjaft të madhe.

Në më pak se 3 minuta grupi i vjedhësve kanë arritur të hapin dyert e një supermarketi dhe të një marketi pa ju trembur rënies së sinjalit të alarmit dhe kamerave të shumta të sigurisë të instaluara në këto biznese, shkruan BW.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY