Renato Mekolli i revoltuar për gjendjen e biznesit: Situata tragjike pas pandemisë,...

Renato Mekolli i revoltuar për gjendjen e biznesit: Situata tragjike pas pandemisë, do largohem nga vendi

146
0
Shares

Per biznesin ka qene e veshtire te marre veten pas goditjes nga pandemia. Pas hapjes, shume prej pronareve ne sektore te ndryshem, kane ndjere veshtiresi dhe jane me risk falimentimi.

Nje pre tyre eshte dhe shefi i njohur i kuzhines Renato Mekolli, i cili ka dhe nje biznes te tijen ne kryeqytet.

Renato Mekolli reagoi mjaft i revoltuar në një postim të bërë në llogarinë e tij në ‘Instagram’. Si sipërmarrës Renato pohoi në postim se kushtet e vendosura nga shteti kanë bllokuar totalisht bizneset dhe po i çojnë drejt falimentit.

Pas kësaj deklarate, ditën e sotme, Renato ka treguar në një intervistë për Ilva Taren se shumë shpejt do të largohet drejt Los Angeles, ku ka ndërmend të zhvillojë biznesin e tij.

“Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë. Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, pohoi Mekolli gjatë intervistës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY