Japonia me plan konkret për të shpëtuar turizmin, mbulon gjysmën e kostove...

Japonia me plan konkret për të shpëtuar turizmin, mbulon gjysmën e kostove nëse shkon për ta vizituar

148
0
Shares

Pasi pandemia goditi fort ekonomine e shume shteteve, ketu nuk mbetet prapa as turizmi, sektori qe shume shteteve iu jep te ardhura kolosale dhe ndihmon ne ringritjen e ekonomise. Shume prej qeverive kane nisur te aplikojne strategjite e tyre per fuqizimin e turizmit, tashme ne nje kohe kur dhe qytetaret jane te dyjezuar ne udhetimet apo vizitat turistike, per shkak te koronavirusit.

Gjithsesi, shembulli i Japonise eshte pak shume i guximshem dhe shume revolucionar. Nga mediat e huaja mesohet se qeveria japoneze po kërkon të ringjallë industrinë e turizmit duke paguar që njerëzit të shkojnë me pushime në vend.

Sipas nismës së saj Go To Travel, qeveria do të sigurojë subvencione me vlerë deri në 20,000 jen (185 dollarë) në ditë për njerëzit që shkojnë per ta vizituar.

Subvencionet do të mbulojnë gjysmën e kostos së udhëtimeve, të shpërndara përmes një kombinimi  dhe kuponave që do të përdoren në restorante dhe dyqane afër. Nisma pritet të fillojë qysh në fund të korrikut, duke aplikuar në prenotimet e bëra përmes agjencive japoneze të udhëtimit ose direkt me hotele ose bujtina tradicionale japoneze “ryokan”, megjithëse kostoja e udhëtimit në Japoni nuk do të mbulohet në asnjë pjesë.

Qeveria mezi pret që të rindeze ekonominë e tretë më të madhe në botë,  pas një rritje të taksës së konsumit vitin e kaluar para se koronavirusi dhe urgjenca të sillnin aktivitetin e biznesit në një ndalesë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY