Plagosja e 22-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se është qëlluar nga e dashura

Plagosja e 22-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se është qëlluar nga e dashura

198
0
Shares

Një 22-vjeçar mbeti i plagosur mbremjen e djeshme ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur Aleksandria.

I riu është qëlluar me thikë në gjymtyrë, dhe për shkak të plagëve të marra është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave, dyshohet se ai është qëlluar nga e dashura e tij 20-vjeçare me origjinë nga Berati pas një konflikti të çastit.

Mësohet se 20-vjeçarja kishte ardhur me taksi nga Berati dhe se ishin takuar në një lokal tek zona e Aleksandrisë.Pasi kanë dalë nga lokali për të sqaruar keqkuptimet ndërmjet tyre, ajo e ka goditur të riun me thikë në këmbë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY