Dëbimi i turqve Simsek dhe Çelik, OKB nis hetim për qeverinë shqiptare:...

Dëbimi i turqve Simsek dhe Çelik, OKB nis hetim për qeverinë shqiptare: Nuk na janë përgjigjur ende

103
0
Shares

OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Ekstradimi surprize me aksion policor të beftë në orët e para të një janarit u kritikua nga PD si dhe nga Brukseli. Po kështu ndalimi i turkut Selami Simsek ngjalli dyshime se mund të përsëritej ekstradimi i paligjshëm.

Me anë të një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020 nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë”,-shkruhet ne kerkesen e OKB-së.

Sipas njoftimit zyrtar te OKB, qeveria Rama ende nuk është pergjigjur, ndersa OKB shprehet se dhe ministri i Brendshem Lleshaj u kap duke gênjyer mbi procedurat ligjore ndërsa justikionte veprimin e policisë.

Më tej, ajo thotë se qeveria Erdogan ka trysnuar shtetet e Ballkanit për te dorezuar policise turke aktivistet guleniste edhe kur ky veprim shkel ligjet shteterore e ndërkombëtare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY