Boris Johnson flet i bindur për pasojat nga koronavirusi, ankohet se ka...

Boris Johnson flet i bindur për pasojat nga koronavirusi, ankohet se ka probleme me sytë

117
0
Shares

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dyshon se koronavirusi i ka lene pasoja ne shikim. Kryeministri u shpreh per mediat angleze: Unë mendoj është shumë, shumë e besueshme që shikimi mund të jetë një problem i shoqëruar me koronavirusin.

Për më tepër, këshilltari i lartë i tij, Dominic Cummings, ka thënë se arsyeja pse kishte udhëtuar gati 60 kilometra gjatë karantinës ishte për t’i testuar sytë. Madje, Johnson kishte filluar te mbante syze per here te pare pas disa vitesh.

Kujtojme se ai kaloi disa netë në kujdesin intensiv duke luftuar kundër sëmundjes në fillim të muajit prill.

Ekspertet thone se konjunktiviti i shkaktuar nga viruse dhe baktere të tjera është shumë ngjitës.

Koronavirusi me siguri mund të hyjë në trup përmes syve (si dhe hundës dhe gojës). Dhe mund të përhapet nga kollitjet dhe teshtitjet. Por nëse sytë janë një burim ngjitjeje, është ende e paqartë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY