“Call Center e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët”, Spahia: Refuzimi për...

“Call Center e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët”, Spahia: Refuzimi për të financuar bizneset solli rritje të të infektuarëve

96
0
Shares

Bardh Spahia ka reaguar pas shifrave te fundit nga ministria, me nje vater qe shpertheu ne Call Center, me 15 raste aktive nga kjo qender.

Spahia thote se shifrat e sotme jane ilustrim i deshtimit te qeverise per te marre masa mbrojtese ndaj shendetit te qytetareve. Ish-deputeti thekson se PD e ka paralajmeruar qe fasonet, si dhe Call Center jane vatra te rrezikshme, ku nderkaq ish-deputeti permend dhe lenien ne harrese te ketyre bizneseve nga paga ndihme qe ofroi qeveria.

25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre.

Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit! Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin! Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari.

Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19″,-thekson Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY