‘Mbrojtja e vlerave evropiane në vendet tona dhe promovimi i integrimit të...

‘Mbrojtja e vlerave evropiane në vendet tona dhe promovimi i integrimit të mirëfilltë në BE të Ballkanit Perëndimor’

76
0
Shares

*Nga Genc Pollo

Ish kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian e ish ministër.

Në vazhdën e Samitit të Zagrebit, miqtë e zgjerimit të BE-së, qoftë në Ballkanin Perëndimor, qoftë brenda vetë Bashkimit, kishin arsye për ngazëllim. Perspektiva evropiane e gjashtë vendeve jo-anëtare në Evropën Juglindore u konfirmua përsëri nga krerët e BE-së.

Aspirata për në  BE e gjashtë vendeve gjithashtu u shpreh siç duhet. Përtej deklaratës solemne, BE mori gjithashtu masa në luftën kundër COVID-19 që barazonin Ballkanin Perëndimor me shtetet anëtare. Kufizimet e eksportit për pajisjet mjekësore kritike u hoqën dhe gjashtë shtetet u lejuan të marrin pjesë në prokurimin e përbashkët të BE-së për furnizimet me këto pajisje. Brukseli gjithashtu ofroi ndihmë të madhe financiare për të kapërcyer pasojat e pandemisë.

Zhvillimi fundit e më i rëndësishëm në lidhje me Perspektivën Evropiane ishte vendimi i Këshillit Evropian për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kur Këshilli tetorin e kaluar e shtuy këtë vendim u reagua me zë të lartë se ndodhi një “gabim historik” që do të shkatonte zhgënjim të pakthyeshëm në Ballkan dhe do të lehtësonte penetrimin e fuqive të treta jo miqësore.

Vendimipozitiv i Këshillit në fillim të kësaj pranvere nuk bëri shumë bujë pasi Evropa dhe bota po luftonin me koronavirusin. Megjithatë ai mbetet shumë i rëndësishëm. Sidoqoftë, në retrospektivë, reagimi i tetorit duket i ekzagjeruar. Një kqyrje e mprehtë  e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe e “të avancuarve ” dhe e “të prapambeturve” në rajon, do të nxirrte në pah se problemet nuk qëndrojnë tek një popullsi që adhnohet me  “ëndrrën europiane” dhe as tek një enklavë brenda BE-së, e cilabie pre e fuqive jo euroatlantike. Problemet aty janë lokale dhe kanë të bëjnë, para së gjithash, me atoqë në zhargonin e BE-së njihen si Kriteret e Kopenhagës – “stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

Një monitorim i kohëve të fundit nga Reporterët pa Kufij mbi përkeqsimin e lirisë së medias në rajon ku “të avancuarit” rezultojnë më dobët se të tjerët. Raporte të tjera si p.sh. nga Freedom House tregojnë dobësim të ngjashëm lidhur me shtetin ligjor e demokracinë.

Argumenti i fortë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut ishtezgjidhja e mundimshme  nga Shkupi e problemeve pezull me dy fqinjët e saj. Sidoqoftë, performanca e reformave të brendshme në të dy vendet ishte e dobëte dhe nëse i lemë mënjanë skandalet e nivelit të lartë dhe reagimin zyrtar mizerabël ndaj tyre.

Në rastin e Shqipërisë, fillimifaktik i negociataveështë i kushtëzuar me përmbushjen e 15 kushtevespecifike të përcaktuara nga Këshilli Evropian. Këto kushte duke nisur fillimisht nga pesë prioritetet kyç të Komisionit erdhën e u shtuan me kalimin e viteve. Shumësyresh, si ndjekja penale e blerësve të votave dhe manipuluesve të zgjedhjeve, si dhe heqjadorë nga ligjet kufizuese ndaj medias të dhjetorit 2019, reflektojnë probleme të reja të krijuara nga partia në pushtet.

15 kushtet e Shqipërisë simbolizojnë përkryer përkeqësimin në tërësi lidhur  me Kriteret e Kopenhagenit. Ato kundërshtojnë optimizmin Panglossian të raporteve të Komisionit mbi Shqipërinë, të cilat promovouan imazhet e suksesit të rremë.

Nuk është se ekzekutivi i BE nuk e kishteidenë e situatës reale në terren.  Strategjia e Komisionit për Ballkanin Perëndimor e prezantuar në shkurt të 2018 e përshkroigjendjen me terma të vrazhda por realiste tek paraqiste  për krimin dhe korrupsionin në ofiqetmë  të larta. Problemi ishte se Komisioni nuk bëri pothuajse asgjë në lidhje me problemet,  pavarësisht fjalëve të tyre me peshë dhe shumë mjeteve në dispozicion. Disa madje shkuan aq larg sa hidhnin penalata mbi  fasadat potjemkine të qeverisë shqiptare.

Përzierja e jashtzakonshme e qeverisë me botën e krimit, përfshirë emërimin e burgaxhive në ofiqe shtetërore, përfshirje qeveritare në kultivimin e organizuar të kanabisit në mbarëvendin, grand-korrupsioni i paprecedentë, së bashku fenomene më konvencionale si  përqendrimi i pushtetit dhe dobësimi i kontrolleve e i  ballancës në të, nuk arritën të pasqyroheshin në raportet periodike të BE-së; madje as nuk parandaluan nga deklaratat përgëzuese nga Brukselit. Nga ana tjetër, kjo rezultoi kundër produktive mbasi inkurajoi pushtetarët e Tiranës të linin mënjanë përpjekjet serioze për reforma dhe të investonin në propagandë e lobim.

Shembja e paligjshme dhe e dhunshme e Teatrit Kombëtar së fundmi, edhe përballë paralajmërimeve  nga të gjitha anët përfshirë edhe nga Komisioni, e ilustron trishtueshëm këtë situatë.

Kur topi u kaloi shteteve anëtare, nuk duhej të ishte befasues  fakti se deputetët e partisë së kancelares gjermane Merkel, të mirëinformuar për gjendjen reale, morën iniciativën për vendosjen e kushteve të reja në lidhje me shtetin. Francezët dhe hollandezët vijuan duke shtuar kushte të tjera.

“Evropianizimi” i mirëfilltë i vendeveqëaspirojnë BE-në është dhe duhet të mbetet përgjegjësi e shoqërive të tyre dhe e klasës politike përkatëse; por institucionet e BE mundet të ndihmojnë vërtet shumë.

Përvoja me Shqipërinë rikonfirmon mençurinë e  “dashurisë së ashpër”. Një qasje e sinqertë dhe e vërtetë ndaj standardeve të përcaktuara është ndihma më e mirë për popullin shqiptar dhe për të gjithë rajonin. Kjo qasje mund të shtoj, është edhe më luajale ndaj vetë BE-së. Mbulesa e zullume vendih vetëm “korruptokratët” që natyrshëm nuk janë të interesuar për vlerat evropiane.

Metodologjia e rishikuar e zgjerimit dhe rivendosja e besueshmërisë së proçesit, duke cituarKomisionerin e Zgjerimit, janë një fillim i mbarë. Vlerësimi i mirëfilltë i përmbushjes së kushteve, sigurishtqë do të ndihmonte afrimin e negociatave.

Përmbushja e mirëfilltë e kushteve, shpresoj që të ndihmojë Shqipërinë të rivendosë normalitetin e saj kushtetues pasi Parlamenti dhe pushteti vendor ngjajnë me organe njëpartiake. Shpresoj  gjithashtu se kjo do të kontribuojë që institucionet gjyqësore që po krijohen të mos kapen ab ovo nga pushteti.

*Botuar më 24 maj 2020 në gazetën New Europe me seli në Bruksel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY