Mund te jete pik i dyte dhe jo vale e dyte

Mund te jete pik i dyte dhe jo vale e dyte

94
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një pik të dytë,  dhe jo domosdoshmërisht për një valë të dytë të rasteve, tha se Dr. Mike Ryan, drejtues ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore në OBSH.

Ai u shpreh se “për momentin jemi në mes të valës së parë, globalisht. Vazhdojmë të jemi pak a shumë në një fazë kur sëmundja është duke u larguar”, shtoi ai.

Ryan theksoi se duhet ta pranojmë faktin që rastet mund të rriten në çdo kohë.

“Ne nuk mund të bëjmë supozime thjesht sepse sëmundja është duke u larguar tashmë…mund të kemi disa muaj për t’u përgatitur për një valë të dytë, mund të kemi edhe një pik të dytë në këtë mënyrë,” deklaroi Mike Ryan.

Ryan paralajmëroi se një valë e dytë apo pik i dytë mund të vijë gjatë sezonit të gripit normal, dhe kjo sipas tij do të komplikojë situatën dhe kontrollimin e sëmundjes.

Nga ana tjetër, Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjeve infektive në OBSH, tha se “të gjitha vendet duhet të qëndrojnë në gatishmëri. Të gjitha vendet duhet të jenë të gatshme për të zbuluar me shpejtësi rastet, madje edhe vendet që kanë pasur sukses në menaxhimin e situatës. Edhe vendet që kanë parë një rënie të rasteve duhet të mbeten të gatshme”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY