Zbulohen shtatë “ekspertët” që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar, asnjë lidhje...

Zbulohen shtatë “ekspertët” që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar, asnjë lidhje me ndërtimin dhe arkitekturën

271
0
Shares

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosën se Teatri Kombëtar nuk ka asnjë vlerë arkitekturore dhe të trashëgimisë kulturore.

Bie në sy fakti që askush prej tyre nuk është ekspert i trashëgimisë kulturore dhe as nuk kanë kualifikim profesional, për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës nga aspekti arkitekturor dhe ndërtimor. Njëkohësisht, askush prej tyre nuk ka eksperiencë në fushën e restaurimeve.

POSTIMI:

SHTATE “EKSPERTET” QE FIRMOSEN PER PRISHJEN E TEATRIT KOMBETAR

Procedura zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është bazuar mbi ekspertizën profesionale në fushën e trashëgimisë të një komisioni të ngritur pranë Minisrisë së Kulturës.

Më konkretisht, pas kërkesës së 15 majit 2018 të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të përbërë nga shtatë ekspertë, me në krye Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, asokohe Ledion Lako.

Vetëm dy ditë më pas, më 17 maj 2018, ky grup “ekspertësh” konkludoi se Teatri Kombëtar nuk kishte ndonjë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore dhe iu drejtua Këshillit të Ministrave me një përgjigje pozitive që I hapi rrugën shkatërrimit të Teatrit.

Por cilët ishin këta ekspertë të trashëgimisë që arritën të firmosin këtë vendim kaq të rëndësishëm në vetëm dy ditë kalendarike ?

Më poshtë po bëjmë me dije për publikun eksperiencën e anëtarëve të komisionit, që kanë hedhur firmat mbi akt-ekspertimin teknik-strukturor, higjenik, artistik, funksional, arkitekturor, kulturor si trashëgimi dhe gjelogji-sizmik të godinës së Teatrit. Sic mund të konstatohet nga CV e këtyre “ekspertëve” asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional për të gjykuar mbi rëndësinë e godinës së Teatrit Kombëtar si në aspektin historik po ashtu në aspektin arkitekturor dhe ndërtimor.

Asnjëri prej tyre nuk ka punuar në ndonjë projekt të ngjashëm me Teatrin apo në fushën e restaurimeve të ngjashme. Më poshtë eksperienca e detajuar e komisionit “Lako”.

1. Ledion Lako, Kryetar Komisioni; diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë dhe “Master” në UET; kandidat për deputet i PS më 2009, 2013.

Media kanë publikuar ditët e fundit që drejtor Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier. Në fakt, në qytetin e Durrësit të gjithë e njohin si pasticier të talentuar, sektor ku ka patur edhe sukses duke hapur 3 pasticeri të ndryshme.

2. Herida Duro, Anëtare, Drejtore e Politika-Strategjive Kulturore – Ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve. Ka përfunduar dhe studimet bachelor për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011.

3. Arjan Avrazi, anëtar, Drejtor i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës

– Diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni” në Universitetin e Arteve;

4. Kozeta Angjeliu, anëtare, Drejtore e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës – Diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me eksperiencë profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat;

5. Elira Dani, anëtare, Drejtore e Programim Standartizimit të Kuadrit Rregullator – diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”.

Në vitin 2016 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë në “MA në Administrim Publik.” Ka kryet studimet e larta Universitare, në Fakultetin Juridik (Jo Publik) “Luarasi”, në Degën Drejtësi.

6. Sofjan Jaupaj, anëtar, Këshilltar i ministres – Diplomuar “Jurist” dhe I specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.

7. Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Miratoi Akt Ekspertimin – Vlerësimin e Teatrit Kombëtar: Mirela Kumbaro, me detyrë Ministre e Kulturës (2018) – Diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës. Keto te dhena mbi diplomimet jane bazuar mbi CV dhe biot e stafit ne faqen zyrtare te ministrise se Kultures.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY