FOTO/”Rama na mbyll me urdhra ‘Fb’-je”, Basha-bizneseve: E paligjshme, bashkë do bëjmë...

FOTO/”Rama na mbyll me urdhra ‘Fb’-je”, Basha-bizneseve: E paligjshme, bashkë do bëjmë ndryshimin

99
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me dhjetëra biznese në zonën mes Brryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, duke konstatuar përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga dita në ditë për bizneset e vogla.

Pronarët e tyre shprehen se pagesa shumë e vogël e dhënë nga qeveria, është e pamjaftueshme për të mbyllur shpenzimet e muajit, me taksa më të rritura dhe me fatura më të larta për ujin dhe energjinë.

E kam dyqanin me qera, 200 mijë lekë. Shpenzimet e muajit më shkojnë 300 e ca mijë lekë bashkë me dritat, taksat, që vijnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për tre muaj mora vetëm 400 mijë lekë nga qeveria. Kam 40 vjet në këtë profesion, por ka ardhur kohë shumë e keqe. Njerëzit nuk kanë më fuqi. “ – i tha kryetarit Basha një këpucar.

Për shkak të pamundësisë për t’i paguar, shumë nga bzineset kanë larguar nga puna shumë njerëz, por një nga problemet e reja që ata kanë është drejtimi shtetit përmes facebook-ut të Ramës dhe ndalimi i biznesit në fundjavë. “Të mos na e mbyllë të shtunën e të dielën. Njerëzit që janë në punë dalin për të blerë të shtunë e të dielë. Pandemia është ose gjatë gjithë kohës ose nuk është fare, kështu që është non sens kjo” – theksoi e revoltuar pronarja e një biznesi të vogël” “Atëherë kur kemi më shumë punë, në fundjavë, del korona dhe duhet të futemi brenda. Pretendohet që gjatë fundjavës njerëzit shpenzojnë diçka, atëherë nuk na lejojnë.”– u shpreh pronarja e një biznesi lulesh gjatë bashkëbisedimit me kreun e opozitës.

Basha: Kjo është totalisht e paligjshme. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë.
Biznesi: Duhet të zgjohet populli, se ndryshe…

Rënia e konsumit, mospasja e njërëzve është ajo që vënë re të gjithë tregtarët.

“Hyrja në dyqan zero. Ndërsa ishim në pandemi sigurimet shoqërore na I kërkonin. Taksat e bashkisë një më një. Xhiro zero. Nuk hyn njeri. Prishi rregullat e biznesit. Jemi drejt falimentimit. Do të mbyllen. sa do rezistojmë? Një muaj dy muaj, po pastaj?! + u shoreh e dëshperuar një kryefamiljare.

“Çfarë jepet është kot, sepse është dhe një qira për t’u paguar, është një kredi për t’u paguar. Kjo është e keqja se çdo klient që vjen, nuk futet brenda se nuk ka lekë. E vetmja gjë që thonë është “nuk kemi lekë. Ka rënë më shumë se gjysma e xhiros”.- tha një tregtar, i cili ndau të njëjtin mendim me kreun e opozitës se këto janë shenjat e krizës, e cila do të thellohet, nëse biznesi do të vazhdojë të mos mbështete nga qeveria.

“Ndaj i thamë “jepu lekë njerëzve, që të mos bjerë konsumi, se po ra konsumi e ndjeni ju, po e ndjetë ju do ta përcillni në të gjithë zinxhirin e ekonomisë, do ta ndjejë pastaj edhe arka e shtetit.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhë së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet famikjeve shqiptare dhe vendit. “Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t’i ndryshojmë, nuk do t’i lëmë kështu në mëshirë të fatit”– u shpreh zoti Basha.

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq.Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në…

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 25 mai 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY