Nën hetim një 49 vjeçar në Tiranë, qeni i tij sulmoi dy...

Nën hetim një 49 vjeçar në Tiranë, qeni i tij sulmoi dy gra nga liqeni

158
0
Shares

Një burrë në Tiranë u vendos nën hetim për braktisje të kafshës, pasi gjatë orarit të lejuar ai kishte nxjerrë qenin nga banesa dhe e kishte zgjidhur.

Por siç rezultoi më pas thonë burimet, qeni iu vërsul dy grave që po bënin ecje pranë liqenit. Në materialin e referuar në prokurori burimet thonë se në spital u dërguan të dëmtuara Zh.F dhe A.P.

Top Channel shkruan se materiali i vënë në dispozicion përshkruan se të dyja gratë u trajtuan në spital në fund të muajit prill. Më tej , njëra prej tyre dorëzoi denoncim ku dhe tregoi se kishte dalë për ecje, por nje qen ngjyrë kaf i palidhur, e kishte kafshuar në krahë.

Gratë u shpëtuan nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas veprimeve të mëvonshme rezultoi se pronari e kishte nxjerrë qenin në natyrë pas shumë ditëve që kishte qendruar në karantinë.

Por ai do të hetohet për braktisje të kafshës së shoqërimit, thone burimet duke qenë se rezultoi që në një zonë të banuar 49 vjeçari i kishte hequr maskën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY