“Ndalimi i makinave të dielën”, Fuga ironizon: Shqiptarëve t’u ndalohet edhe seksi…

“Ndalimi i makinave të dielën”, Fuga ironizon: Shqiptarëve t’u ndalohet edhe seksi…

132
0
Shares

Artan Fuga ka reaguar ironikisht pas deklaratave te kryeministrit Edi Rama, i cili propozoi nismen e re per te ndaluar qarkullimin e makinave te dielen.

Fuga thote se çdo vendim i tille eshte ne shkelje me Kushtetuten, dhe keshtu ka bere disa propozime me ironi, ku nder to eshte dhe ndalimi i te berit seks.

POSTIMI I FUGES

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të …
vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!
Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!
Ndalohet tymosja!
Ndalohet dalja në plazhe!
Ndalohet …

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY