Meta frymëzohet nga kënga e dy artistëve të huaj për TK: Duhet...

Meta frymëzohet nga kënga e dy artistëve të huaj për TK: Duhet të zgjohemi për të krijuar një front të përbashkët

122
0
Shares

Presidenti Ilir Meta eshte motivuar nga videoja me kengetaret e huaj per te reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kreu i Shtetit ka ndarë në rrjetet sociale këngën e dy muzikantëve Marco dhe Daria Zappa, “Atë natë të shtune, përse?”.

Sipas Presidentit shembja e teatrit ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë. “Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, shkruan Meta mes të tjerash.

Mesazhi nga Ilir Meta:

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.

“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY