I vrasin djalin mjekut ne Vlore, policia rrethon qytetin, dalin detaje te...

I vrasin djalin mjekut ne Vlore, policia rrethon qytetin, dalin detaje te reja

815
0
Shares

Nje person u ekzekutua ne minutat e para te mengjesit ne Vlore. Ai eshte nje i ri 25 vjec, Kristian Breshanaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, ku si pasojë e plumbave të marra ka gjetur vdekjen menjëherë Kristian Breshanaj, 25-vjeç. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.

Policia ka dhene detajet e krimit te rende. “Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon  krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve”, thuhet ne njoftimin e policise.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY