Mjeku i njohur kerkon hapjen e plote te vendit

Mjeku i njohur kerkon hapjen e plote te vendit

164
0
Shares

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha sot se vendi e ka kaluar fazën e rrezikut nga koronavirusi dhe se tani duhet të hapet vendi.

Pipero foli ne nje interviste ne news24 Ku kerkoi qe qytetarët të mund të ekspozohen dhe të fitojnë imunitet.

Sakaq, mjeku është shprehur se grumbullimet tek Teatri do të vëzhgohen në 10-14 ditët e ardhshme, por sipas tij edhe nëse do të ketë një rritje të raste me Covid-19, personat do të jenë asimptomatikë. Mjeku u ka këshilluar qytetarëve që në grumbullime të tilla të vendosin maska.

“Shifrat dëshmojnë se intensiteti ka rënë, numrat janë pozitiv, në një ulje të qëndrueshme. Për shkak se rastet janë gjurmuar. Përgjithësisht janë raste asimptomatike. Dhe në këtë aspekt unë mendoj që ecuria është drejt mbylljes, apo përfundimit. Besoj se lirimi në këtë moment nuk na sjell dëm. Duke dalë, fitojmë ekspozim dhe imunitet. Unë do këshilloja që të jenë të hapura dhe të hapemi tërësisht. Unë mendoj për grumbullimin tek Teatri edhe nëse do jenë raste pozitive do jenë asimptomatik. Gjithsesi do të rekomandoja në grumbullime të vendoset maska dhe të ruhet distancimi social. Unë e këshilloj maskën në grumbullime. Distanca dhe kujdesi për duart është shumë  e rëndësishëm,” tha Pipero për ‘news24’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY