Reforma zgjedhore/Opozita propozon takim të hënën, vjen përgjigjja: Është pushim, çfarë vendosi...

Reforma zgjedhore/Opozita propozon takim të hënën, vjen përgjigjja: Është pushim, çfarë vendosi OSBE

155
0
Shares

Pas pergjigjes se Bashes, se opozita nuk e kishte braktisur tryezen per reformen zgjedhore, Oerd Bylykbashi i dergoi nje leter mazhorances dhe opozites parlamentare per te vendosur mbledhjen e ardhshme diten e hene.

Por përmes një njoftimi, OSBE-ja njofton se ka rezervuar sallën për ditën e martë, pasi e hëna e propozuar nga opozita është ditë pushimi.

Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundesuar rezervimin e salles per takimin e grupit te punes per reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”.

Të premten, Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.

Mbledhja e grupit ka qëllim përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY