DETAJE/Zbulohet një rast i shfrytëzimit për prostitucion, në pranga 39-vjeçari me precedent...

DETAJE/Zbulohet një rast i shfrytëzimit për prostitucion, në pranga 39-vjeçari me precedent kriminal

92
0
Shares

Policia ka ndaluar nje 39-vjeçar, me precedent të theksuar kriminal i cili do te kalonte per ne Belgjike një të re per qellime prostitucioni. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Waiting”, pas një hetimi disamujor.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:

“A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion”,-njofton policia.

Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.

TiranëFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Waiting", pas një hetimi disamujor. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.Kapet dhe ndalohet nga Policia 39-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Waiting”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të nisur në vitin 2019 është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe të ndalohet shtetasi:A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion".Ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit A. M. (A. U.), si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetases M. M.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 22 mai 2020

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY