DETAJE/Adoleshenti plagos dy persona me thikë, një tjetër thyen karantinën dhe zihet...

DETAJE/Adoleshenti plagos dy persona me thikë, një tjetër thyen karantinën dhe zihet me policat

101
0
Shares

Policia ka rene ne gjurmet e dy te rinjve, duke i arrestuar  për vepra të ndryshme penale.

Nje 19-vjeçar arrestohet pasi plagosi me thikë 2 shtetas, ndersa një 26-vjeçar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar duke kundershtuar forcat e policise.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 26 vjeç, banues në Durrës”,-sqaron policia.

Policia shton se për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar.

Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Tentativë për vrasje”, ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY