Berisha: Rama trillon me qendrën tregtare të gjermanëve në vend të Teatrit

Berisha: Rama trillon me qendrën tregtare të gjermanëve në vend të Teatrit

112
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë si të pavërtetë sot në studion e emisionit “Opinion” akuzën e kryeministrit Rama se në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës i ka ardhur një ofertë për prishjen e godinës së teatrit për të ndërtuar aty një “shoping plazza” dhe që kishte bekimin e kryeministrit të kohës.

“Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, – tha Rama në një studio televizive ditën e djeshme.

Por ish-kryeministri Berisha tha se ky është një mashtrim dhe se nuk ka ekzistuar kurrë një ofertë për të ndërtuar në truallin e teatrit një qendër tregëtare.

“Një mashtrim ordiner i pafytyre sepse kurrë nuk kam pasur asnjë ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare. Kam pasur oferta për stadiumin dhe kam qenë kategorik, por për Teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri për të ndërtuar një qendër tregtare. Është një trillim për të mbuluar genocidin kulturor që bëri Rama kur shembi një nga simbolet kombëtare”, – tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY