Marrëveshja pas krahëve për reformën në drejtësi, flet Berisha

Marrëveshja pas krahëve për reformën në drejtësi, flet Berisha

121
0
Shares

I pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me një deklaratë të ambasadores amerikane në Tiranë se mund të ketë një marrëveshje pas shpine kundër refromës në drejtësi, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se kjo nuk ka lidhje me opozitën.

“Si njeriu i parë që kam denoncuar shumë herë në këtë studio dhe kudo, kam një lehtësim që sot nuk ka njeri që mund të thotë e pati gabim Berisha për reformën në drejtësi. Jam përpjek shumë për të mos lejuar kapjen dhe pastaj kur ndryshuan gjithçka e kam deklaruar kapjen si fatalitetin e reformës. Çfarë them unë.

Kush po bën marrëveshje pas krahëve? Unë nuk përzihem se kujt. A ka lidhje për takimin e presidentit me opozitën? Jo. Unë them këtë: kjo që po ndodh çon në paralizë. Kjo ka për rezultat fatal paralizën. Kjo reformë nuk të çon gjë tjetër veçse në paralizë. Do ta quaja të domosdoshme për ata që duan të ndihmojnë këtë vend, një grup të urtësh, konstitucionalistësh që të shqyrtojnë, sepse nga mballoma në mballomë…

Kërkon mendje konstitucionalistësh që të japin se si do dilet nga ky batak. Unë kam dhimbje se e kam paralajmëruar 30 herë këtë situatë që po ndodh. Ambasadorja duhet të pyetet vetë. Ajo ka informacionet veta. Kush ka dënuar më shumë ky SPAK i tanishëm apo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nuk e krijova unë Prokurorinë e krimeve të rënda, e gjeta” – tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY