DOKUMENTI/ “Veliaj po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit“

DOKUMENTI/ “Veliaj po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit“

168
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncon me fakte skandalin tjetër të Veliajt me teatrin:. “Po përdor kompani private për të pastruar skenën e krimit“, thote ajo.

“Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar!”, thote Zhupa.

Zedhensja e PD thote se sipas dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

“Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?”, thekson Zhupa ndersa publikon dokumentat bashkengjitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY