DETAJE/Arrestohet inxhinieri dhe administratori i një firme ndërtimi në Tiranë

DETAJE/Arrestohet inxhinieri dhe administratori i një firme ndërtimi në Tiranë

205
0
Shares

Policia e Tiranes ka arrestuar në flagrancë inxhinierin e një firme ndërtimi dhe ka proceduar penalisht administratorin e firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë)”,-sqaron policia.

Arrestimi vjen pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori 35 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit E. H., 38 vjeç, pasi në rrugën “Hysni Xhura”, ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin S. D., për motive të dobëta”,-sqaron policia per arrestimin e nje tjeter ngjarje ne kryeqytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY