Lleshaj vazhdon mohon dhunën e policisë: “Për çfarë i doni emrat e...

Lleshaj vazhdon mohon dhunën e policisë: “Për çfarë i doni emrat e policëve, ja ku më keni mua”

103
0
Shares

Nga foltorja e Kuvendit, ministri  Sander Lleshaj nuk e pranon se ka patur dhune ne daten 17 Maj pas shembjes se Teatrit Kombetar, duke i justifikuar policet dhe duke hedhur poshte akuzat.

Ai tha se ishin lënduar 7 policë por nuk kishte pasur asnjë informacion për protestues të lënduar.

Lleshaj tha se përgjegjësit duhen kërkuar tek ata që drejtojnë Policinë, duke filluar nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Tiranës.

“Më 17 maji pati konfrontime mes protuesve dhe policisë. Kronikat regjistruan 7 policë që kanë përfunduar në spital të plagosur, me plagë të lehta, por të gjakosur.  Pati të ndaluar, të shoqëruar në komisariat. Po pati sepse duhet të bëjmë të qartë. Nëse kemi vendosur të jetojmë së bashku ajo që na bën bashkë është ligji e kushtetuta dhe nëse në Kodin Penal thuhet që kundërshtimi dhe goditja e policisë është vepër penale duhet të jemi të gatshëm të pranojmë konseguencat e këtij veprimi.

Dëgjova edhe thirrjet hiqni kapelet.Hiqni kapelen se unë dua të realizoj një qëllim që unë nuk mund ta bëjë dot në mënyrë demokratike. I hoqën kalpelet në ‘97 dhe ndodhi ajo që ndodhi. Do doja të kishte një reflektim jo vetëm politik, por edhe shoqëror”, –shprehej Sander Lleshaj sot.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY