Ish-ministri: Pas dajakut, tani edhe zgjedhjet Daneze..

Ish-ministri: Pas dajakut, tani edhe zgjedhjet Daneze..

307
0
Shares

Në takimin e dyte mes kryeministrit dhe ambasadores se  SHBA u diskutua reforma zgjedhore, per te cilen Yuri Kim propozoi sistemin danez te zgjedhjeve.

Lidhur me kete model, ndoshta ne nuk dime shume, por sipas ish-minsitrit Ylli Manjani, ky sistem eshte  i komplikuar, por ka elemente me te cilet na ka ardhur ne maje te hundes deri tani, siç shkruan Manjani.

Ish-ministri eshte i mendimit qe sistemi te ndryshoje, por duhet ta bëjë në Parlament pluralist pasi të jetë studiuar mirë e mirë se cili sistem i shkon për shtat këti vendi.

Ka plasur një dashni e madhe për Danimarkën këto kohë. Pas ligjit Danez, që bëri Presidenti, për dajakun në quarantinë, tani na sugjerohet ligji i zgjedhjeve të Danimarkës. Këtë të fundit e propozon befas me email zonja Yuri Kim.

Shumë e çuditshme!Ligji Danez i zgjedhjeve, meqë ra fjala, është ndër më të komplikuarit në Europë. Është në thelb një proporcional rajonal i korrektuar në shkallë vendi, me votë të transferueshme preferenciale dhe me zona zgjedhore komplekse. Formula e llogaritjes së mandateve është D’Hond.

Fiks me të njëjtët elementë që neve këtu na kanë ardhur në majë të hundës, sepse sakatojnë zgjedhjet që në tavolinë

I komplikuar sa më ska.E imagjinoj katastrofën që do sillte ky komplikim, në kushtet e hajnisë dhe terrorit elektoral që krijohet në Shqipëri.

Nejse, pavarësisht diskutimit për sistemin, pyetjet që ngrihen janë:Si ka mundësi që Ambasada Amerikane nuk promovon sistemin e vet zgjedhor por të Danimarkës?! As Ambasada e Danimarkës nuk do ta merrte përsiper këtë mision…

Përse Ambasada Amerikane nuk promovon, fjala vjen ligjin që Presidenti (në rastin tonë Kryeministri) nuk mund të rrijë në detyrë më shumë se 2 mandate?!

Kjo do ishte shumë më e dobishme për të shkulur monizmin në këtë vend sesa të propozohet vendimarrje për një sistem demokracie nga parlamenti monist në fuqi.

Nuk i vret sytë monizni i instaluar në vend, Ambasadës së vendit ku komunizni ndalohet me ligj?!A ka kund ndonjë propozim për rivendosjen e pluralizmit politik, ndarjen e pushteteve, tranzicionin e pushtetit, ruajten e votës, dënimim e hajdutëve të zgjedhjeve, lejimin e njerëzve të zgjedhin lirisht, apo snuk?!

Mbase vërtetë na ndihmon Ambasada e Danimarkës me këto gjëra…Të kuptohemi, asnjë ambasadë nuk ka detyrë të na përcaktojë sistemin politik, por nëse duan të na ndihmojnë, u lutemi ta bëjnë tamam. Dhe me kërkesën tonë, mundësisht. (Meqë ra fjala kush 7 kërkoi asistencë Ambasadës Amerikane për Sistemin, se Këshilli Politik nuk e ka kërkuar?)

Të paktën të mos na ngatërrojnë më shumë se ç’jemi ngatërruar vetë. Sistemi zgjedhor duhet ndryshuar, pa asnjë dyshim. Por duhet ta bëjë në Parlament pluralist pasi të jetë studiuar mirë e mirë se cili sistem i shkon për shtat këti vendi. Pasi të biem dakort qetësisht se sa kosto do paguajë demokracia për llogari të stabilitetit

Kjo kërkon, kohë, qetësi, analiza, studime, konsultime, debate, përfshirje, dhe mbi të gjitha pluralizëm e konsensus. Në këtë moment asnjëri nga këto elementë nuk është.

Improvizimi, qoftë dhe diplomatik, nuk bën më punë! Zaten improvizimet na kanë sjellë në këtë pikë vdekje”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY